U përzgjodhën finalistët për Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Shkëndijat letrare 2021”

од admin_kult

Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Shkëndijat letrate 2021” në Gostivar,i publikuan emrat e poetëve të cilët do të garojnë për çmimet e festivalit: Gran Pri,çmimi i parë,i dytë dhe i tretë,çmimi për autor më të mirë të huaj,dhe çmimi për Shkëndija e poezisë së re më të suksesshme.Çmimet janë plakata,diploma dhe mirrënjohje.Finalistë të këtij viti janë:Milço Misoski (Strugë),Neven Lukaçeviq (Rjekë -Kroaci),Vlado Popovski (Shkup),Sanja Neçovska (Shkup),Aida Orahovac Kuç (Podgoricë-Mali i Zi),Elmin Elezi(Skudrinjë-Komuna e Mavrovës dhe Rostushës),Elizabeta Donçeveska lishin (Strumicë),Frosina Tasevska (Shtip),Sonja Karbeva (Veles),Georgina Petreska (Shkup),Toni Pavleski (Prilep) dhe Oriada Dajko (Tiranë-Shqipëri).

Festivali i poezisë “Shkëndijat letrare” është mundësi për të futur emra të rinj në botën e poezisë ose konfirmimin e autorëve tashmë të etabluar,por që të gjithë në mënyrë të barabartë kanë mundësinë të vërehen dhe të njihen përmes anonimitetit gjatë përzgjedhjes.

Edicioni i këtij viti do zhvillohet online më 23 Maj, në faqen zyrtare të festivalit në facebook,për shkak të pandemisë.Festivali i poezisë mbahet në nder të Ditës së iluministëve sllavë Shën Kirili dhe Metodi.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе