U publikua monografia për afreskat nga shekulli XIX në Strugë dhe në rajonin e Strugës

од admin_kult

Monografia “Afreskat e shekullit XIX në Strugë dhe në rajonin e Strugës”,të cilën  së fundmi e botoi “Kallamus”në njësinë e saj “Trashëgimia kulturore”,e cili bazohet në rezultatete shkencore shumëvjeqare të hulumtimit të aritit të shekullit të XIX në rajonin e Strugës,me të cilat autori,historiani i artit Sasho Cvetkovski,ka përfshirë tridhjetë kisha përgjatë luginës të lumit Drin në Strugë,në pjesën e bregut të liqenit Drinkol të epërm dhe të poshtëm,si dhe zonat e Malësisë së Strugës.

Në monografinë,Sasho Cvetkovski,zbulon dhe studion materiale të gjëra dhe deri më tani më pak të njohura në fushën e afreskave,pikturës së ikonave,gdhendjes,artit grafik dhe të aplikuar.Kërkimet e tij,zbuluan se zonat përreth Strugës janë një thesar i vërtetë i artit të shekullit XIX,dhe ndoshta një nga tërësitë më domethënëse në artin nga koha e Rilindjes.Këtë e dëshmojnë kishat e shumta me arkitekturë të harmonizuara,ikonostaset,si dhe shumë ikona të pikturuara nga zograf të njohur.Përmbajtja e kësaj monografie të gjërë paraqitet përmes tre kapitujve:dy kushtuar ikonostaseve dhe afreskave,dhe një kapitull kushtuar rrethanave kishtare-historike të rajonit të Strugës,ndërsa vijojnë kapituj me vlerësime përfundimtare,bibliografi dhe përmbledhje më të gjëra në gjuhë angleze,ilustrime dhe vizatime.Ajo përfundon me një fragment të marrë nga recensioni i akademikut Cvetan Grozdanov,në nder të së cilit, autori ia kushton këtë libër.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе