Mbrëmje Italiane në “Verën e Ohrit” me tenorin Alesandro Fantoni i shoqëruar në piano nga maestro Xhorxho Martano

од admin_kult

Programi muzikor në “Verën e Ohrit” vazhdon me koncertin e mbrëmjes së sotme të tenorit Alesandro Fantoni,i shoqëruar në piano nga maestro Xhorxho Martano.Koncerti do të zhvillohet në akustikën e mrekullushme të kishës katedrale “Shën Sofia”,duke filluar në terminin standard të festivalit nga ora 21:00.

Alesandro Fantoni është i lindur në Xhenova,ka studiuar në Akademinë e Operës pranë operës në Cyrih,Zvicër,ndërsa është përsosur si operist me Roberto Servilen.Në sezonet e fundit ka performuar në Shtëpinë e Muzikës në Moskë,në Teatrin “Karlo Feliçe” në Xhenovë,në Arena di Verona dhe në Teatrin “San Karlo”.

Xhorxho Martano është pianist dhe harpifikordist.Studioi dhe diplomoi në Itali,ndërsa gjatë viteve të studimit fitoi përvojë si korepetitor i këngëtarëve solo me prirje të veçantë për repertorin lirik.Si repetitor mori diplomë  në Akademinë e Shkallës së Milanos,ku korepetiton dhe punon në prova si asistent i muzikës për më shumë produksione,ndërsa bashkëpunon edhe me ansamblin e baletit si bashkëpunëtor muzikor.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе