FIAF i bëri homazh Boris Nonevskit

од admin_kult

Në një nga ngjarjet online,të cilat i zëvendësuan aktivitetet e kongresit vjetor të planifikuar,Federata Ndërkombëtare e Arkivave të Filmit i bëri homazh Boris Novevskit,ish drejtortorit të Kinotekës së Maqedonisë,i cili ndërroi jetë para disa kohe.

Këtë vit,kongresi i 77-të i FIAF,duhej të zhvillohej këtë muaj në Daka,të Banglladeshit,ku do të kremtohej edhe 50-të vjetori i ekzistimit të arkivit kombëtar të filmit në këtë vend.Duke pasur parasysh që për shkak të pandemisë ende nuk lejohen ngjarje masive me prani fizike,FIAF zhvilloi disa ngjarje virtuale prej 21 gjer më 23 Prill,si një zëvendësim për kongresin e planifikuar.Më 21 Prill,tre komisione të FIAF i zhvilluan punëtoritë e tyre vjetore për mbrojtjen e trashëgimisë filmike,ndërsa Kuvendi i përgjithshëm më 22 dhe 23 Prill zhvilloi një seancë virtual me pjesëmarrje të 172 anëtarëve të Federatës,në të cilën  u bë homazhe për anëtarët e shquar të ndjerë,ndër të cilët edhe Nonevskit,deklaruan nga Kinoteka.

Boris Nonevski (1948-2021),ishte drejtor i Kinotekës në disa mandate,ndërsa gjatë menaxhimit të tij ky institucion i pasuroi veprimtaritë e kërkimeve shkencore dhe veprimtarisë botuese,përmes organizimit të simpoziumeve ndërkombëtare.Si drejtor i Kinotekës,Nonevski në vitin 1993 organizoi edicionin e parë ndërkombëtar të Festivalit ndërkombëtar të kamerës së filmit “Vëllezërit Manaki” në Manastir,ndërsa Kinoteka ishte organizatorë i Festivalit edhe në vitin 1994.

Qeveria e Republikës së Francës në vitin 2009,i ndau Nonevskit një dekoratë të lartë “Kalorës në radhët e arteve dhe letërsisë”.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе