“Ferri” filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë në kinematografinë botërore,në programin e Kinotekës me shoqëqërim në piano nga Mario Marijani

од admin_kult

Më 19 tetor (e martë) me fillim në ora 20:00,në programin e Kinotekës,do të shfaqet margaritari i rrallë nga arkivat e filmit,filmi i shtemët italian “Ferri” në regji të Francessco Bertolini,Adolfo Padovani dhe Giuseppe de Liguro.

“Ferri” konsiderohet të jetë filmi i parë i metrazhit të gjatë në kinematografinë botërore dhe bazohet në “Ferri” pjesa e parë e epit të Dante Aligierit “Komedia Hyjnore”, i cili është themelues i gjuhës moderne italiane dhe të letërsisë dhe kulturës së re evropiane.

Me proeksionin “Ferri” Kinoteka dhe Ambasada e Italisë,shënojnë Javën e Gjuhës Italiane në botë,manifestim global e cila tradicionalisht mbahet në tetor,si dhe 700 vjetorin e vdekjes së Dante Aligierit.

Projeksioni i fimit “Ferri” në Kinotekë do të shoqërohet me muzikë live në eksekutim të pianistit Mario Marijani nga Italia.Marijani është kompozitor dhe interpretues avangard,ndërsa ka kompozuar muzikë për më shumë se njëqind filma artistik,të shkurtër dhe të animuar,shfaqje teatrale dhe reklama,si dhe për nevojat e Festivalit të Filmit në Venecia,dhe tre dekada me radhë ai eksekuton muzikë shoqëruese për shfaqjen e filmave të shtemët pa zë.

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе