Hapja e ekspozitës “Raffaelo Opera Omnia” në Muzeun Arkeologjik

од admin_kult

Ekspozita udhëtuese “Raffaelo Opera Omnia” nga Raffaelo Santi,mbrëmjen e sotme do të hapet në Muzeun Arkeologjik.

Nga Muzeu Arkeologjik njoftuan se publiku maqedonas do të ketë mundësinë e rrallë për të shijuar reproduktimin muzeal të 14 veprave të portreteve më të njohura të Raffael Santi,dy prej të cilave janë të ekspozuara në muzeun më të vizituar të Evropës “Luvr” në Paris,ndërsa të tjerat janë të ekspozuara në disa galeri më të njohura të Italisë.

Raffaelo Santi,Michelangelo Buonaroti dhe Leonardo Da Vinci,përfaqësojnë treshen e artistëve më të mëdhenj dhe madhështor të Rilindjes së Lartë.

Kjo ekspozitë filloi rrugëtimin rreth e rrotull botës në vitin 2020,me rastin e jubileut,500 vjetorit të vdekjes së tij.

Ekspozita deri më tani ka qenë e prezantuar në: Finlandë,Kinë,Tunizi,Venezuelë,Turqi,Korenë e Jugut dhe në Prishtinë.

Ekspozita është në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe do të jetë e hapur për vizitorët dy muaj,deri më 20.12.2021.Hyrja është falas.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе