Ekspozitë jubilare nga Dimçe Koco në Çifte Hamam  

од admin_kult

“Dimçe Koco (1910-2020),jubile me rastin e 110-të vjetorit të lindjes” është titulluar ekspozita,e cila u organizua nga Galeria Nacionale e Maqedonisë dhe ishte e hapur mbrëmë,në ambientin e mahnitshëm të Çifte Hamamit.

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska,në hapjen e ekspozitës theksoi se ekspozita e veprave nga një prej autorëve më të rëndësishëm në historinë e pikturës moderne maqedonase,kritik i artit dhe hulumtuesit Dimçe Koco,janë të shkruara në historinë e artit tonë,por edhe atë të kulturës evropiane.

Ekpozitat me këto lloj përmasa në të njëjtën kohë janë një udhërrëfyes kah i cili duhet të vazhdojmë – me të njëjtin pasion dhe përkushtim,ashtu siç e bënë edhe artistët dhe shkencëtarët e rinj pas Luftës së Dytë Botërore,në ndërtimin e shtetit modern maqedonas,porositi Ministrja e Kulturës.

Stefoska shtoi se ekspozitën e përjeton si një zë paralajmërues.

“Jemi të privilegjuar,por në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për të ruajtur dhe kultivuar trashëgiminë kulturore e cila është e jona,por nga e cila ka përfitim e gjithë bota”,pohoi Ministrja e Kulturës Stefoska.

“Dimçe Koco ka një rëndësi të madhe,dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit shkencor,dhe në afirmimin e artit figurativ.Kjo ekspozitë jubilare ka për qëllim të kujtojë opusin e tij të pasur e të larmishëm,tematik dhe stilistik,duke e zbuluar përsëri para publikut profesional,por edhe për publikun më të gjërë,krijimtarinë e tij të gjërë artistike”,tha drejtoresha Starova – Qerimi.

Kuratorë të ekspozitës e cila përmban tapiseri,piktura,skulptura dhe vizatime nga të gjitha fazat e krijimtarisë së përjetshme të Dimçe Kocos janë: Slavica Aleksoska,Maja Nedelkoska-Brzanova dhe Maja Çunkulovska-Mihajlovska.Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të verës.

Tekst integral nga fjalimi i Ministres së Kulturës Stefoska

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе