Në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup nesër, më 4 prill (e enjte), në ora 19:30 do të hapet ekspozita “Koordinatat e një ëndrre: 60 vjet projektim bashkëkohor MSU SHKUP 1964 – 2024”.
Ekspozita ndjek një kronologji ngjarjesh duke filluar nga viti 1963 si pikë zero, përmes krijimit të institucionit në vitin 1964, ndërtimit dhe hapjes së Muzeut në vitin 1970, e deri te ekspozitat më aktuale, si: ekspozita ndërkombëtare “Gjithçka që kemi të përbashkët” dhe ekspozitat e pavarura të artistëve botërorë. Në ekspozitë, përveç shqyrtimit të materialit vizual dhe dokumentar, posterave, publikimeve, do të prezantohen edhe një përzgjedhje e punimeve nga koleksioni i MAB-së Shkup, duke përfshirë ato të: Marino Tartala, Hans Hartung, Aleksandar Kalder, Petar Lubarda, Dushan Otasheviq, Petar Haxhi Boshkov, Jordan Grabul, Aneta Svetieva, Malgorzata Potocka, Jovan Shumkovski, Hristina Ivanoska….
Kuratorë të ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 21 maj të këtij viti, janë Vladimir Jançevski dhe Bllagoja Varoshanec.
Ndryshe, ekspozita është pjesë e shënimit të gjashtëdhjetë vjetorit të themelimit të MAB-së – Shkup, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024 me ngjarje më të rëndësishme, ekspozita dhe ligjërata, punëtori.