Sekretari shtetëror Aziri në vizitë të Qendrës Kulturore Informative në Stamboll

од admin_kult

Sekretari shtetëror në Ministrisë e Kulturës,Valmir Aziri,ishte pjesëmarrës në interpretimin e performancave të poezisë të të dy poetëve të shquar, Blazhe Koneskit,i madhi i kulturës maqedonase, jubileu i të cilit kremtohet këtë vit me rastin e 100 vjetorit nga lindja e tij dhe të Nazim Hikmet,një nga poetët më të mëdhenj turq të shekullit XX,në Qendrën Kulturore Informative në Stamboll,Turqi.

Në performancën e titulluar “Ura e poezisë” e cila ishte në interpretim të aktorëve nga Turqia dhe R. e Maqedonisë së Veriut,interpretuan: Slagjana Vujosheviq,Alara Lokum,Nikola Nastoski dhe Shakir Gjuler.

Në kuadër të vizitës së Qendrës Kulturore Informative në Stamboll,sekretari shtetëror Aziri i shoqëruar nga drejtori i këtij këndi kulturor Ramadan Ramadani,u njoftua me ekspozitën “Heshtja” nga artistja Marija Pavlovska,e cila për publikun do të jetë e hapur deri më 6 gusht.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе