“Prekja”, pjesë e NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E SË  ARDHMES, projekt i Këshillit Britanik dhe agjencionit “Luks” në partneritet me Galerinë Nacionale

од admin_kult

Galeria Nacionale, në partneritet me Këshillin Britanik dhe agjencionin “Luks”, janë duke e realizuar projektin internacional të titulluar “Prekja” pjesë nga NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E SË ARDHMES. Është projekti i dytë ndërkombëtar i Galerisë Nacionale në skenën e artit për vitin 2021,nën kurimin e Ana Frangovska.

“EKOLOGJITË E SË ARDHMES”  është një nga pesë programet e artit dhe filmit të projektit NE JEMI KËTU: programë për imazhe lëvizëse të artit, të zhvilluara nga Këshilli Britanik dhe “Luks” (LUX), agjenci për art me seli në Londër, e cila i mbështet dhe promovon praktikat e imazheve lëvizëse artistike. Secila prej programeve është e kuruar rreth temës së identitetit nacional, margjinalitetit,intimitetit, ardhmëri dhe arkivim.

E para në seri aktivitetesh që do të promovojë projektin është uebinari i titulluar “Ekologjija e Mendimit” e moderuar dhe e kuruar nga Ana Frangovska, në të cilën do të marrin pjesë: Nebojsha Veloq, Ivana Vaseva, Sllavica Janeshlieva, OPA, Velimir Zharnovski, Kristina Pullejkova dhe Elpida Haxhi- Vasileva. Pjesëmarrësit në ,,Ekologjija e Mendimit,, të gjithë artistët dhe kuratorët e aftë të skenës lokale të artit vizuel, do të përqëndrohen në pyetje të ndryshme të sferës së ekologjisë dhe politikës, procese të së cilës ndikohen shumë nga mënyra se si njeriu sillet, shfrytëzon dhe e shkatërron natyrën, bën ndryshim të shpejtë të kushteve për jetesë: ajri i ndotur, toka, detet, shkrirja e akullit, zjarret, përmbytjet, ekosistemet e shkatërruara, migrimet, uria, pandemitë… dhe së fundi, si reflektohet apo përkthehet e gjitha kjo në gjuhën vizuele, si një mjet i fuqishëm për ngritjen e vetëdijes. Uebinari do të zhvillohet më 4 Mars, në ora 18:00, në platformën Microsoft Teams, ndërsa të gjithë të interesuarit janë të ftuar të aplikojnë në formularin e regjistrimit në linkun vijues:https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=yl06Q73zbUyn-wzvIdegsb7djbo3x5VLmUu-ScB08FRUOU5FM0pYVEZTSTVGSzIyMzBRMlpNWDlKRi4u

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Ata të cilët nuk do të arrijnë të aplikojnë, mund ti ndjekin profilet e Galerisë Nacionale në rrjetet sociale, ku do të publikohet incizim i konferencës, si dhe njoftime për të gjitha aktivitetet e ardhshme në lidhje me këtë projekt.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе