Filmat “DJ Ahmet” nga regjisori Gjorgi Unkovski në produkcion të “Futura cinema” ,dhe “Qiramrës” nga Marko Gjikoviq në produksion të “Sektor film”, nga Agjencioni i filmit janë finansuar në shumë të hollash prej 23.5 milion denarë.Bëhet fjalë për filma artistik të metrazhit të gjatë me shumicë pjesëmarrje maqedonase.
Gjithashtu të mbështetur ishin edhe tre fima të metrazhit të gjatë me pakicë pjesëmarrje maqedonase,dhe po aq dokumentareme metrazhë të gjatë me shumicë pjesëmarrje maqedonase dhe nëntë filma artistik të metrazhit të shkurtër.Për këto projekte gjithsej janë ndarë 75.7 milion denarë.
Rezultatet janë nga konkursi i shpallur në gusht të vitit të kaluar,në të cilin kanë konkuruar gjithsej 51 projekte,nga të cilat 33 filma të metrazhit të gjatë (artistik,dokumentar dhe të animuar) dhe 18 filma të metrazhit të shkurtër (artistik,dokumentar dhe të animuar).
Në këtë konkurs u vendos edhe për mbështetjen e festivaleve të filmit vendas,ku do të realizohen 20 festivale,ndër të cilat:FNFK ”Vëllezërit Manaki”, “EHO Festivali i filmit Malësor”, “Sidnej”, “Festivali ndërkombëtar i filmit në Tetovë –ODA”, ”Festivali filozofik i filmit”, ”Festivali i 47-të Shtetëror i filmit joprofesional”, “Gjifoni Maqedoni”, “Medoks” dhe “Rrota e Artë” e të tjerë.
Në fund të këtij muaji përfundon afati për të aplikuar në konkursin e Marsit për mbështetje të projekteve.