Debati “Sfidat për barazinë gjinore në vendimmarrje”

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot morri pjesë në debatin online ministror “Sfidat për barazinë gjinore në vendimmarrjen”,me të cilën përfundoi fushata “Muaji i barazisë gjinore në vendimmarrje”.

Në konferencë, përveç ministres Stefoska, mendimet e tyra mbi temën i prezentuan edhe ministrat Shekerinska,Caroska dhe Shahpaska, si dhe zëvendës ministri i vetëqeverisjes lokale Zoran Dimitrovski. Debati u hap nga ambasadori dhe shefi i Delegacionit të BE-së në vendin tonë,Dejvid Gir.

Ministrja Stefoska theksoi se futja e statistikave më të sakta gjinore në kulturë,është një nga qëllimet në Propozim-strategjinë nacionale për barazinë gjinore për periudhën 2021-2026, e cila është në fazën e miratimit.

Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës, në tetor të vitit 2020, në formularet e konkurseve të veprimtarive të cilat financohen me konkurset vjetore për projekte me interes kombëtar në kulturë për vitin 2021, prezantoi një kolonë në të cilën barrtësi i projekteve duhet të tregon numrin e meshkujve dhe femrave të cilët aplikojnë, si dhe për pjesëmarrësit /autorët në projekte.Analiza e saktë e këtyre të dhënave do të na drejtojë drejt një planifikimi më të saktë të programeve të ndjeshme ndaj gjinisë në të ardhmen,” deklaroi Stefoska.

Lidhur me pyetjen se cila gjini mbizotëron në pozitat e drejtorëve të institucioneve kulturore dhe artistike në vendin tonë, Stefoska theksoi se, sipas të dhënave të paraqitura gjatë përgatitjes së Strategjisë Nacionale për barazinë gjinore, në 65 institucione nacionale nga kultura – rreth 40% janë femra.

“Sigurisht që ne duhet të përpiqemi të arrijmë barazi të plotë, duke arritur të paktën 50% të femrave në pozitat udhëheqëse, por natyrisht këtu përfshihet edhe çështja e cilësisë dhe aftësisë së të emëruarve të zgjedhur,” deklaroi Stefoska.

Fushata “Muaji i barazisë gjinore në vendimmarrje” u zhvillua nga 8 Mars deri më 8 Prill në kuadër të projektit “Nëpërmjet thjerrzave të femrave: Tërheqja e iniciativave politike dhe buxhetore,monitorimi i zbatimit të planeve lokale të veprimit për barazinë gjinore”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar në 17 komuna.Partnerët e projektit që implementuan projektin janë: Qendra për kërkime dhe krijimin e politikave, Gazetarë për të drejtat e njeriut, koalicioni rural, Shoqata e Romëve për femrat dhe të rinjtë “Luludi” dhe EHO – Shtip.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе