Çmimi “Prozart” do ti ndahet Mirça Kartaresku-t

од admin_kult

Në ditën e tretë të Festivallit Ndërkombëtar të Letërsisë “PRO-ZA Balkan”, mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:00 në Hamamin e Daut pashës do ti ndahe çmimi “Prozart” lureatit të këtij viti,shkrimtarit rumun Mirça Kartaresku,për një kontribut të veçantë autorial në letërsinë ballkanike.Kartaresku do të prezantohet dhe me një pjesë të krijimtarisë së tij,ndërsa mysafirët e Festivalit :Milenko Jergoviq,Joana Nikolae,Olivera Qorveziroska,Ante Tomiq dhe Kalin Treziski do të lexojnë fragmente nga krijimtarija e tyre.Në programin shoqërues “Musicians’cut” do të performojnë Goce Jovanoski dhe Andrea Mirçeska,të cilët do të interpretojnë një tingull eksperimental nga filmi “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë” e inçizuar sipas skenarit të Tomiç.Më 22 shtator,Festivali organizon program shtesë në librarinë “Bukva” në Shkup me fillim në ora 20:00.Aleksandar Prokopiev do të flasë për krijimtarinë e Gojko Bizhoviq,ndërsa të dy së bashku do të flasin për punën e Danilo Kish.Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “PRO-ZA Ballkan” është i mbështetur nga: “Traduki”, Ministria e Kulturës,Delegacioni i Unionit Evropian në Shkup,Qyteti i Shkupi,Ambasada e Romanisë,”Spona”dhe “Kinoteka”.

Organizator i Festivalit është shtëpia botuese “Prozart media”.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе