Lexim poetik nga poetë të shquar anëtarë të PENQ endrës të Maqedonisë dhe Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore të Poezisë

од admin_kult

Në AMSHA u mbajt lexim poetik me të cilin shënohet  tradicionalisht 21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë. Ky lexim poetik është nderim i përbashkët nga ana e PENQendrës së Maqedonisëdhe Shoqatës sëshkrimtarëve të Maqedonisë.Fillimisht,mesazhin Poetik për vitin 2022 e lexoi poeti ynë i shquar Nikolla Maxhirov, dhe më pas vijoi performanca e poetëve të shquar,anëtarë të PENQendrës të Maqedonisëdhe Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë.

Ndër performancat individuale të poetëve, u lexuan pesë këngë nga poetë ukrainez si gjest mbështetjeje për ndalimin e të gjithë veprimeve luftarake dhe kthimin e paqes në Ukrainë.

Pjesëmarrës nëleximin e poezive të këtij viti ishin: Katica Qullafkova, Dimitar Bashevski, Violeta Tançeva-Zllateva, Velle Smillevski, Dellvina Krluku, Zoran Ançevski, Ivan Xheparoski, Elizabeta Bakovska, Vlladimir Martinovski, Jovica Ivanovski, Suzana V. Spasovska, Tihomir Jançovski, Nikolla Maxhirov dhe Vllada Urosheviq.

Leximi poetik me rastin e Ditës Botërore të Poezisë këtë vit u pasua me shpalljen solemne të laureatëve të MSP-së në ASHAM. Fitues i „ Kurrorës së artë“ për vitin 2022,  çmimit kryesor të “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”,është poeti japonez më i rëndësishëm i gjallë, Shuntaro Tanikava, ndërsa fitues içmimit „Urat e Strugës“për librin më të mirë ndërkombëtarëtë poezisë debutuese është poeti italian Xherardo Mazuço.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе