Gërmime arkeologjike në lokalitetin “Stakina Çeshma -Baknovka, Vallandovë”

од admin_kult

Në fazë përfundimtare janë gërmimet arkeologjike në lokalitetin “Stakina Çeshma -Baknovka, Vallandovë” të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë realizuar gjatë stinës së pranverës.

Nga Muzeu Arkeologjik bëjnë të ditur se faza aktuale përfshin kërkime gjeofizike në hapësirën më të gjërë të lokalitetit me qëllim që të përcaktohet nëse ka mbetje arkitekturore në rrethinën më të gjerë të ndërtesës antike të vonëshme – pallat me mozaik të mrekullueshëm.Hulumtimet gjeofizike kryhen nga kustosi Radomir Ivanoviq dhe deri më tani janë zbuluara 10 hapësira.

Lokaliteti antik “Stakina Çeshma” në Vallandovë është unik dhe i njohur për mozaikët mbresëlënës të dyshemesë së tij.Ky lokalitet është evidentuar në vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta dhe është eksploruar vazhdimisht që nga viti 1987, nën udhëheqjen e Mila Shurbanovska.

Nga ky Institut Nacional sqarojnë se objekti për nga mënyrë e punes quhet Domus romak dhe në 34 vitet e fundit në këtë lokalitet janë eksploruar tetë hapësira me dysheme mozaikësh me teknika të ndryshme ndërtimi dhe një pishinë në formë gjysmërethore.

Prej atje shtojnë se në të kaluarën është bërë një model 3D nga ky lokalitet arkeologjik,përmes të cilit publiku i gjerë mund të marrë një pamje të plotë se si dukej vila luksoze.Modeli 3D  është punuar nga dr. Hristijan Taleski nga INP Instituti për kulturë të vjetër sllave në Prilep, për nevojat e projektit të sivjetëm të Muzeut Arkeologjik – “Gërmime arkeologjike në lokalitetin Stakina Çeshma”.Ky model 3D do jetë i plotësuar me njohuri të reja që do ti marrin  ekipet profesionale në të ardhmen.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе