Me ekspozitë të madhe të veprave nga anëtarët, nga themelimi e deri më sot, Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ të Maqedonisë (SHAFM) mbrëmë shënoi 75 vjetorin nga ekzistenca e tij. Jubileu kremtohet me ekspozita në dy objektet e Galerisë Nacionale – Çifte hamam dhe Stacioni i vogël.
Në hapjan solemne në Çifte hamam,mori fjalë edhe ministrja e Kulturës Irena Stefoska, ndërsa ekspozitën e hapi mbështetësi i jubileut, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Fjalim para të pranishmëve kishin edhe Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e Galerisë Nacionale, dhe Dijana Tomiq – Radevska, kryetare e Këshillit artistik të SHAFM-së.
Ministrja e Kulturës në fjalimin e saj i përshëndeti të gjithë artistët e të gjitha gjeneratave, në veçanti të rinjtë të cilët po i ngritin themelet e SHAFM-së, si një nga shtyllat e shtetësisë në vendin tonë.
Ekspozita e mbrëmjes së sotme është një biletë për të hyrë në kujtesën e përjetshme të njerëzve. Një festë për vendin. Themelimi i SHAFM-së është kulmi i dëshirës së kahmotshme për të krijuar një institucion që do të përpiqet të përmirësojë statusin e artistëve, të ndikojë në mjedisin më të gjërë kulturor, duke ngritur interesimin e publikut dhe ndryshimin e shprehive të saj – tha Stefoska në hapjen e ekspozitës.
Në ekspozitë është prezantuar veprimtari e pasur krijuese – piktura, skulptura, grafikë, vizatime, instalime, tapiseri – nga 292 autorë, duke filluar nga themeluesit e SHAFM-së, përmes doajenëve të shquar që hapën rrugën dhe lanë gjurmë të forta në skenën e artit bashkëkohor, brezi i mesëm i artistëve të shquar, e deri tek brezi i ri që përfaqëson të ardhmen e SHFM-së.
Ekspozita realizohet në bashkëpunim me Galerinë Nacionale.Teksti hyrës në katalog është i kryetares së Këshillit të SHAFM-së, Dijana Tomiq – Radevska.Të gjithë adhuruesit e artit, ekspozitën do të mund ta shohin në dy objektet në Çifte hamam dhe në Stacionin e vogël deri më 12 dhjetor.
Linku nga fjalimi i plotë i ministres së kulturës Irena Stefoska: