Aktori Gjorgji Jolevski fitues i çmimit Gran Pri në Festivalin e Monodramës të Manastirit  

од admin_kult

Aktori Gjorgji Jolevski është fituesi i çmimit më të lartë të festivalit Gran Pri të këtij viti,si dhe i çmimit për regji më të mirë në Festivalin e Monodramës “Manastir 2021”.

Sipas vendimit të jurisë profesionale,Jolevski çmimet i fitoi për monodramën “Shiriti i fundit i Krapit” nga Samuel Beket,në të cilën ai është aktor dhe regjisor,projekt në koproduksion të Teatrit Kombëtar Maqedonas në Shkup dhe Peripetija Production nga Shkupi.

Me vendim të jurisë në përbërje nga Vesna Petrushevska,Todor Kuzmanov dhe Lupço Gjorgievski – Bube,çmimi për aktorë më të mirë i ndahet Biljana Dragiçeviq Projkovska nga Teatri i Dramës në Shkup për shfaqjen “Karmen” nga Migel Delibas,në regji të Dean Projkovskit,ndërsa çmimi nga publiku i takoi aktorit Eftim Trajçov Gjaurski për monodramën “Njeriu inpulsiv” nga Çehov,në regji të Pero Denilovski,projekt në produksion të INQK “Beli Mugri” Koçan.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе