Sot dhe nesër do të realizohen më shumë ngjarje me rastin e shënimit të Ditës së Gjuhës Maqedonase dhe 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit, në Komunën e Pustecit.Në aktivitete janë të përfshirë profesorë nga Instituti për Gjuhë Maqedonase “Krste Petkov Misirkov”,Këshilli për Gjuhë Maqedonase,Komuna e Pustecit,si dhe shkollat nga Prespa e Vogël dhe Pusteci “Mitre Kolefski” dhe “Trajan Gjorgjijovski”.
“Me programin,më 27 dhe 28 maj,janë të parapara më shumë ngjarje,ndër të cilat: ligjerata nga profesorë të Institutit të Gjuhës Maqedonase të destinuara për mësimëdhënësit që ligjërojnë lëndë në gjuhë maqedonase; tryezë e rrumbullakët e punës – 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit; aktivitete të dialektologëve; biseda në lidhje me botimin e librave; sigurim të literaturës për programe të mësimdhënies; si dhe program muzikor në performim të nxënësve”,njoftuan nga Ambasada e R. së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Një nga ngjarjet do të zhvillohet në fshatin Glloboçani,në muzeun kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar me origjinë maqedonase,Sterjo Spase,i cili është i lindur në këtë fshat të vogël të Prespës.
Organizatorë të ngjarjes janë Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë,Ambasada dhe Qendra Kulturore Informative në Tiranë në bashkëpunim me Komunën e Pustecit,shoqatat e maqedonaseve në Shqipëri dhe deputeti në parlamentin shqiptar,Vasil Sterjoski.