Aktori Gjokica Lukarevski, laureat i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Shën Joakim Osogovski”

од admin_kult

Në Qendrën për Kulturë në Kriva Pallankë,deri më 8 tetor do të mbahet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Shën Joakim Osogovski”.Në hapjen e Festivalit,aktorit të shquar Gjokica Lukarevski do ti ndahet çmimi për kontribut të veçantë në teatër dhe kulturë.

Në kuadër të programit të Festivalit do të shfaqen disa shfaqje,përfshirë nga Beogradi,si dhe nga teatri “Provokacija” nga Shkupi dhe nga Teatri i Dramës.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Shën Joakim Osogovski” ka karakter revijal,dhe ndahet çmimi i vetëm për kontribut në teatër dhe kulturë që mban emrin e Shën Joakim Osogovskit,mbrojtësit të Kriva Palankës.Këtë mirënjohje deri më tani e kanë fituar: Milica Stojanova,Zafir Haxhimanov,Shenka Kolozova,Petar Temelkovski,Strashko Miloshovski,Jordan Plevnesh,Meto Jovanovski,Jelena Zhugiq,Goce Ristovski,Blagoj Çorevski,Kole Angelovski dhe Goce Todorovski.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе