Sot,Ministrja e kulturës Irena Stefoska u takua me ambasadoren kroate në vendin tonë Nives Tiganj.Takimi u përqëndrua në bashkëpunimin aktual në sferën e kulturës ndërmjet R. së Maqedonisë së Veriut dhe R. së Kroacisë,por edhe për aktivitetet e ardhshme të cilat planifikohen në periudhën e ardhshme.
Bashkëbisedueset ranë dakord që R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Kroacisë kultivojnë lidhje tradicionale të mira kulturore,me prezentim dhe shkëmbim të projekteve kulturore në të gjitha veprimtaritë e kulturës.
Stefoska dhe Tigan theksuan se me programin e ri për bashkëpunim kulturor gjatë periudhës së vitit 2021-2024,i cili duhet të nënshkruhet së shpejti,hapen mundësi të reja për shkëmbim kulturor dhe bashkëpunim ndërinstitucional midis dy vendeve.
Ministrja Stefoska në takim informoi se në muajin mars të këtij viti Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendim për themelimin e një Qendre Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Zagreb,në Republikën e Kroacisë.Stefoska shtoi se themelimi i kësaj qendre,paraqet një konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera të kultivuara nga të dy vendet dhe një shtyrës i fortë për thellimin e tyre të mëtejshëm.Ministrja e kulturës shtoi se Natalija Popovska është emëruar drejtoreshë e Qendrës Kulturore Informative.
Në takim u theksua edhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet Bibliotekës Kombëtare dhe Universitetit ,,Shën Klimenti i Ohrit,, në Shkup dhe Bibliotekës Universitare Kombëtare të Zagrebit,të cilët realizuan disa aktivitete në drejtim të prezentimit të letërsisë maqedonase dhe kroate.
Bashkëbisedueset theksuan se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në fushën multilaterale.Gjithashtu u theksua bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe komisioneve kombëtare të UNESCO-s në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.