“Udhëtim muzikor” me solistë maqedonas në Filharmoni

од admin_kult

“Udhëtim muzikor” është titulli i koncertit i cili do të zhvillohet sonte në ora 20:00.Programi përfshin veprat:Koncerti për klarinet dhe violë op.88 nga Bah dhe Simfonia nr.4 – “Italianistika” nga Mendelson.Solist janë: Zdravko Angelov (klarinet) dhe Yllza Baftijari (violë),ndërsa dirigjent është maestro Konrad van Alfen nga Holanda.

Klarinetisti maqedonas Zdravko Angelov,më shumë se 15 vite është i punsuar si klarinetist i parë në Filharmoninë Kombëtare,që paraprihet nga puna pedagogjike në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Shkup dhe përvojës dy vjeçare si bashkëpunëtor në Operën dhe Baletin e Maqedonisë.

Yllza Baftijari ka zhvilluar koncerte dhe recitale të shumta me vëllaun e saj Shkëlzen Baftijari pijanist.Baftijari punon edhe në orkestrën e Filharmonisë të Kosovës,dhe që nga viti 2020 është e punësuar në mënyrë të regullt në Filharmoninë e Maqedonisë.

Konrad van Alfen është drejtor artistik dhe dirigjent kryesor në Orkestrën Simfonike të Roterdamit.Në 16 vitet e fundit ai e ka ngritur orkestrën e tij në nivelin e të qëndruarit orkestër e njohur ndërkombëtarisht dhe të jetë nikoqir i një seri koncertesh në Roterdam,Hagë dhe Amsterdam.Gjithashtu ai është dirigjent mysafir edhe i orkestreve të qendrave të mirënjohura kulturore në Novisibirsk dhe Shën Petersburg.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе