Takim i ministrave të kulturës Stefoska dhe Minekov në Sofje

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska,në kuadër të vizitës së saj të punës në R. e Bullgarisë,sot,në Sofje u takua me ministrin bullgar të kulturës,Velislav Minekov.Ky është takimi i parë i ministrave të kulturës të dy vendeve,pas një periudhe të gjatë kohore,ku ata theksuan se si fqinjë të afërm,jemi të udhëzuar në bashkëpunim më të madh të ndërsjelltë.

Bashkëbiseduesit theksuan se në periudhën e kaluar,janë realizuar projekte dhe iniciativa në më shumë veprimtari të kulturës,të cilat rrjedhin nga Programi për Kulturë 2018-2021 i nënshkruar nga dy ministritë.

Në diskutimet,ministrat theksuan bashkëpunimin e mirë në veprimtarinë botuese, të artit figurativ,artit të filmit dhe në programin “Traduki”.

Stefoska dhe Minekov,u përkushtuan të realizojnë projekte të përbashkëta, hulumtime, trajnime,shkëmbim të ekspertëve në fushën e restaurimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore.

Në takim gjithashtu u theksua se të dy vendet realizojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në planin multilateral.

Ministrja e Kulturës Irena Stefosk,së bashku me Ministrin e Kulturës të Bullgarisë,Minekov,mbrëmë ishin pjesëmarrës në koncertin e Filharmonisë së Sofjes,ku performuan Simon Trpçevski,Aleksandar Krapovski dhe Aleksandar Somov.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе