Në Muzeun e Artit Modern, sonte në ora 20:00 do të hapet ekspozita grupore ,,E thyer” ku zyrtarisht për herë të tetë do të fillon ,, vikendi i krenarisë Shkupi 2020”. Ekspozita grupore përfshinë vepra të Feliks Gonzales Tores, Polin Bodri dhe Renate Lorenc, Karin Miçapski, Hristina Ivanovska, Velimir Zhernovski dhe Hermes Pitakos dhe Federika Dauri, kurse kurator i ekspozitës është Sllavço Dimitrov.
Festivali është organizuar nga Koalicioni Margjinat dhe LGBTI Qendra për përkrahje në partneritet me Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe është realizuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll Stiftung, Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedonia, Bashkimi Evropian në kuadër të projektit ndërkombëtar Tash është koha ,dhe ILGA Evropë