Në kafe –librarinë “Bukva”,mbrëmjen e sotme do të promovohet përmbledhja me tregime “Vështirë të gjesh një njeri të mirë”,nga Flannery O’Connor,e botuar nga shtëpia botuese “Templum”.
Nga “Templum”,informojnë se ky është libri i parë nga O’Connor i përkthyer në gjuhë maqedonase.Bëhet fjalë për përmbledhje tregimesh të shkruara nga një prej shkrimtareve dhe eseisteve më të rëndësishme amerikane.Për librin do të flasin përkthyesja Rumena Buharovska dhe redaktori i “Templum” Nikola Galevski.
Çdo fjali e O’Connor është shpërthyese dhe shumë domethënëse.Gjuha e saj në mënyrë spikatëse përshkruan të shprehurit e amerikanëve të jugut – sfidat e përkthimit.Ajo është ashtu,edhe pse tregimet e saja janë uiversale,idioma i tyre është lokale,tipike për Amerikën e Jugut,dhe kjo është ajo që u jep atyre ngjyrosjen e tyre të pasur unike.Tregimet bashkëjetojnë në përzierje të jashtëzakonshme nga komike në seroze,me çka një pjesë e madhe e personazhëve dhe situatave i bën të duken groteskë – thotë Buzarovski për librin.