Sot ( 29 dhjetorë) me fillim në ora 12:00, Teatri i Dramës në Shkup për herë të parë do ta prezanton shfaqjen ,,Merr frymë” me tekst të Dankan Mekmillan, në regji të Dimçe Nikollovski-Dimsata.
Rolet interpretohen nga Jasmina Vasileva dhe Dimitrija Doksevski. Skenograf Ilija Nikollovski, kostumografi të Rade Vasilev.
Teatri i Dramës u bën apel atyre që janë të interesuar ta shikojnë këtë shfaqje, që t’i kontaktojnë paraprakisht në lidhje me protokollet KOVID-19.
Me 30 dhjetor në skenën e vogël në TKM, me fillim në ora 12:00, për herë të parë do të prezantohet monodrama ,, Kaseta e fundit e Krapit” nga Semujel Beket, në interpretim dhe regji të aktorit kryesor të Teatrit Kombëtar Maqedonas Gjorgji Jollevski.