Sot në ora 12:00 përfundoi afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve për Konkurset vjetore për financim të projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2022.
Ministria e Kulturës këtë vit për herë të parë sjelli aplikimin elektronik për të konkuruar.Për të ju plotësuar nevojat shfrytëzuesve,për shkak të mënyrës së re të aplikimit që hapi shumë pyetje të reja,Ministria e zgjati afatin për 5 ditë – deri më sot, 11.11.2021 pasdite.
Nga ana e shërbimeve të Ministrisë së Kulturës,kanë bërë gjithçka që procesi i aplikimit elektronik të shkojë pa probleme dhe të zbatohet pa të meta,duke i minimizuar sfidat e mundshme për aplikantët.Para shpalljes së Konkurseve vjetore janë mbajtur trajnime për shfrytëzuesit në Qendrat për kulturë në mbarë vendin dhe në Shkup.Që nga fillimi i konkursit,për mbështetje teknike janë hapur dy linja telefonike,ku shfrytëzuesit marrin informacionet e nevojshme,ndërsa konsultimet kryhen edhe përmes adresës elektronike në veprimtari të caktuara.
Për kënaqësinë e ndërsjelltë,mund të informojmë se kemi realizuar një proces të suksesshëm të aplikimit elektronik të Konkurseve vjetore,gjë që shfrytëzuesit e kanë kërkuar prej vitesh.Shprehim mirënjohje deri tek aplikantët të cilët me reagim pozitiv dhe pjesëmarrje aktive e pranuan këtë risi,dhe me të cilët gjatë procesit bashkarisht tejkaluam vështërsitë që shfaqeshin nga kjo përvojë e re për të gjithë ne.