Në Selanik, Republika e Greqisë, sot u nënshkrua memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës Evropiane për përmendore bizantine dhe postbizantine. Memorandumi u nënshkrua nga ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe kryetarja e Këshillit drejtues të kësaj Qendre, Natalia Pulu.
„Sot e bëmë hapin e parë formal nga ajo që quhet kapitulli i ri në bashkëpunimin kulturor mes dy shteteve. Gëzohem për atë çfarë sjellë e ardhmja. Të gjithve ju dëshiroj punë produktive dhe të frytshme bashkë “, tha ministrja Stefoska gjatë nënshkrimit.
Kryetarja e Këshillit drejtues të Qendrës evropiane, Natalia Pulu, shprehu kënaqësi dhe shpresë se, bashkëpunimi që filloi në fushën e konservimit dhe restaurimit do të rritet edhe në bashkëpunim të nivelit shkencor, publikimeve dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore.
Memorandumi paraqet bazë për bashkëpunim në mes institucioneve tona përgjegjëse për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe Qendrës evropiane për shkëmbim të ekspertëve, si dhe trajnim të kuadrove për konservim dhe restaurim.
Të dyja vendet, do të bashkëpunojnë edhe në zhvillimin e projekteve dhe promovimin e tyre në institucionet evropiane, si dhe aplikimin e përbashkët në fondet e BE-së.
Nënshkrimi i memorandumit ishte i inicuar në suaza të vizitës jo të largët të delegacionit nga Republika e Greqisë, kur u vërtetua hapja për bashkëpunim konkret mes dy vendeve miqësore.