Ministrja e Kulturës,Irena Stefoska,zhvilloi takim pune me kryetaren e Komunës së Tetovës,Teuta Arifin.
Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale në fushën e kulturës të kësaj komune,për projektet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,si dhe për nevojat e skenës kulturore bashkëkohore në Tetovë.U dakorduan për hapa konkrete për bashkëpunim të përbashkët ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Ministrisë të Kulturës,për realizim të projekteve dhe aktiviteteve për zhvillim dhe afirmim të vlerave artistike,të cilat janë shenjë dalluese në këtë rajon.