Në Kurshumli An,mbrëmjen e sotme më 30 korrik me fillim në ora 21:00,në kuadër të manifestimit “Vera e Shkupit”,do të zhvillohet koncerti “Ujë”.Do të performojnë: Davor Jordanovski – piano, Aleksandar Sekulovski – bateri,Oliver Spasovski – bas gitarë,Aleksandar Jovevski kavall-/ tamburë, Borçe Kuzmanovski – piano,Sanja Shuplevska – violinë,Maja Kastratoviq – piano dhe Orce Ickovski – fagot.
Muzika e grupit “Ujë” është kombinim i bërë me shkathtësi të melodive joshëse ballkanike me stilet xhaz,fank,klasikë dhe rok.
Pianisti,kompozitori dhe producenti i njohur Davor Jordanovski dhe grupi i tij muzikor “Ujë” e zhysin dëgjuesin në pesazhe të zonave tingulluese,të menduara me një shije moderne.Përkrah shumëllojshmërisë së instrumenteve dhe variacioneve ritmike të rregullta në mënyrë inteligjente, muzika e grupit “Ujë” karakterizohet me instrumente të rjedhshëm dhe zë dinamik.