Për ata që duan të vijnë në hapjen e ekspozitës së veprave të Petar Haxhi Boshkov “Zbulimi i së ardhmes:Arkeologjia e modernitetit”,në lokalitetin Stobi,dhe nuk kanë automjet privat,Instituti Nacional “Stobi”,organizon transport me autobus(në të cilin ka 40 vende tjera të lira).
Nesër më 18 shtator,e shtunë,më sakt në ora 16:00 përballë hotelit “Holiday Inn” në Shkup,në rrugicën ku ndalen autobusët për udhëtim ndërurban,autobusi me mbishkrimin {Stobi/ Ekspozitë e Petar Haxhi Boshkov”,do ti marrë udhëtarët dhe do ti transportojë deri tek lokaliteti Stobi,ku në ora 18:00 do të hapet ekspozita.
Kthimi mbrapa në Shkup do të jetë sakt në ora 19:45 nga parkingu i hyrjes kryesore turistike të lokaliteti Stobi.
Të gjithë të interesuar të shënojnë emrin dhe mbiemrin,si dhe redaksinë e tyre në këtë e-mail adresë: contact.stobi@gmail.com
Në hyrje të autobusit është e domosdoshme të dorëzohet sertifikat i vaksinimit si dhe emri dhe mbiemri i juaj.
Gjatë kohës së udhëtimit për në Stobi dhe kthimit në Shkup,është e nevojshme të gjithë udhëtarët të mbajnë maskë mbrojtëse,duke i respektuar rekomandimet aktuale të përshkruara të qeverisë në kushte të pandemisë.