Boshkov,do të hapet nesër më 18 shtator,në lokalitetin antik Stobi.Projekti titullohet ”Zbulim i së ardhmes:Arkeologjia e Modernitetit”,ndërsa kurator dhe autor i konceptit është Vladimir Jançevski.
Ekpozita përfshin dyzet vepra përfaqësuese nga disa faza të krijimtarisë së Haxhi Boshkov,të cilat përfshijnë periudhë katër dekadash nga viti 1962 deri në vitin 2004
.Veprat do të vendosen individualisht ose në grupe/njësi të veçanta në 24 pika të ndryshme bë të gjithë lokalitetin,dhe do të prezentohen disa punkte didaktikoedukative,nga të cilat njëri do të jetë një hapësirë ku do të jenë të ekspozuara modele dhe plastika të vogla nga studioja e Haxhi Boshkov,si dhe një hapësirë e veçantë për projeksion të video materialit dokumentar,i lidhur me një rend logjik
përgjatë një rruge e cila lejon lëvizje në dy drejtime,të gjitha veprat e ekspozuara janë pronë personale e autorit dhe i ka lënë si trashëgimi për familjen e tij.
Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut,ndërsa iniciativa për realizimin e projektit i takon Spase Perovskit,drejtor i Lokalitetit Arkeologjik “Stobi”,përpjekja e të cilit,ndër të tjera,është ta ringjallë lokalitetin në kuadër të programit të projektit afatgjatë “Stobi – një qytet i gjallë”.