Gorjan Petrevski do të prezantoj dy libra të tij në QKI të Maqedonisë së Veriut në Sofje

од admin_kult

Shkrimtari i cili shkruan për lexuesit e rinj,Gorjan Petrevski,sot (27 tetor) do të prezantojë dy libra të tij në Qendrën Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje,Bullgari.

Siç informojnë nga QKI – Sofje,në këtë ngjarje do të prezantohen botimet bullgare të romaneve më të suksesshme të tij:”Marta” (botim i “Izida” përkthyer nga Marina Petrov) dhe “Vetëm” (botim i “Libra për të gjithë”).

Gjithashtu shtojnë se këto dy libra janë pjesë e programit të këtij viti shkollor të nxënësve të shkollave të mesme në Republikën e Maqesonisë së Veriut,dhe janë botuar disa herë,ku vetë “Marta” ka 21 botime deri më tani,gjë që e bën atë një nga librat më të shitur në vend.

Vendet për ngjarjen janë me numër të kufizuar dhe të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm ata që janë regjistruar më parë.Përparësi do të kenë ata që posedojnë certifikatë për vaksinim ose certifikatë që e kanë kaluar COVID 19.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе