Festivali i Evropës Juglindore,SEE FF 2021,i cili zhvillohet tashmë 11 vite,prej të cilave 6 në Berlin,nga ky vit kishte prezentimin e tij në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,në Uashington.Festivali organizohet në bashkëpunim me universitetet: Europa Prima nga Shkupi,INALKO nga Parisi,Humbold nga Berlini,dhe nga ky vit kësaj iniciative iu bashkuan edhe Universiteti Amerikan (American University) dhe Plamen Pres nga Uashingtoni.Këtë vit,në garën zyrtar të filmave me metrazh të gjatë janë zgjedhur filmat maqedonas: ”Efekti i lumturisë” nga Borjan Zafirovski dhe “TM” nga Martin Ivanov dhe Ivica Dimitrijeviq.
Organizatori njofton se përkrah patronazhit të Ministrisë së Kulturës të R. së Francës,Ministria e Kulturës të Malit i Zi me letër zyrtare nga ministrja Prof. Dr. Vesna Bratiq,të dërguar kryetarit të festivalit,Jordan Plevnesh,njoftoi se e vazhdon mbështetjen tradicionale si një nga promovuesit më të rëndësishëm të kulturës të vendeve nga Evropa Juglindore në qendrat evropiane dhe botërore.Informojnë se programi i pasur i këtij viti – i përmbushur me filma artistik,dokumetarë,të metrazhit të shkurtë,të animuar,shkaktoi interes të madh në publikun amerikan dhe evropian.