Ekspozitë nga Aleksandra Kokotoviq në Qendrën për Kulturë në Prilep

од admin_kult

„Arti si katalizator për ndryshim social” është titulli i tematikës së ekspozitës nga Aleksandra Kokotoviq, artiste vizuale nga Serbia, ekspozita e së cilës do të hapet prej sot ( 26 shkurt), në galerinë e Arteve në Qendrën për Kulturë ,,Marko Cepenkov” në Prilep.

Kokotoviq,  përveç si artiste vizuale, ajo shprehet edhe përmes fotografisë, skulpturës, vizatimit dhe grafikës. Para artdashësve në Prilep, ajo paraqitet me vepra të punuara në teknika të ndryshme.

Kokotoviq është antare e Shoqatës së Artistëve të artit Figurativ të Serbisë, dhe të Shoqatës së artistëve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Deri më tani ka realizuar 24 ekspozita individuale në institucione me renome, galeri, muzeje dhe ka marrë pjesë në 40 ekspozita kolektive në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Poloni, SHBA, Lituani, Shqipëri, Bullgari, Emiratet e Bashkuara Arabe etj.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе