Në sallën e koncerteve të Qendrës për Kulturë në Dibër,sot (5 nëntor) me fillim në ora17:00,do të shfaqet premiera e dramës “E arratisura” nga Vasil Iloski.
Bëhet fjalë për shfaqje amatore të dramës në regji të Xhevit Miftaroski,ndërsa rolet i interpretojnë nxënës të shkollës së mesme nga Dibra.
Shfaqja dramatike është nën organizim të Qendrës për Kulturë – Dibër,si pjesë e Programit vjetor të punës së institucionit,dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës si projekt me interes nacional për vitin 2021.
Ngjarja do të mbahet me respektimin e protokolleve shëndetësore,me numër të kufizuar të vizitorëve.