“Filarmonia në zemër” titullohet koncerti që do të zhvillohet sot (18 nëntor) me fillim në ora 20:00, në të cilin do të performojë Orkestra Kamertale e Filarmonisë.Dirigjent është Diana Imeri – Ilkoska, ndërsa si solistë do të performojnë Elena Dojçinova (flautë) dhe Vladimir Lazarevski (oboe).
Me këtë koncert Filarmonia e RMV-ut, kyçet në kremtimin e dy jubileve të rëndësishëm – 108 vite nga lindja e kompozitorit çek Antonin Dvorzhak dhe 160 vite nga lindja e kompozitorit rus Anton Arenski.Në program përfshihen veprat “Variacione në temë nga Çajkovski” nga Arensk ”Serenatë” nga Dvorzhak, dhe “Suita klasike” për orkestër kamertale,flautë dhe oboe nga kompozitori maqedonas Tomoslav Zografski.