Në hapësirën e Sallës së Ekspozitës “Imperial 2” në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, mbrëmjen e sotme do të hapet ekspozita e quajur “Shenja ime” e cila do të zgjasë deri më 30 nëntor.
Në ekspozitë do të ekspozohen nëntë vepra të realizuara në disa teknika piktureske,grafikë dhe print digjital nga artistët e artit figurativ: Jana Jakimovska, Ana Ivanovska, Shqipe Mehmeti, Simonida Filipovska Kitanovska, Zhaneta Gligorievska, Zhaneta Gelevska Velkovska – Zhani, Jana Maneve Çuposka, Ana Temkova dhe Emilia Bozhinovska.