Artistja Marija Pavlovska është fituese e mirënjohjes ndërkombëtare në Ekspozitën Internacionale të Artit Aziatik,Amerikan dhe Mesdhetar – “AAmA” për vitin 2021, për kontributin në kufirin e ri kulturor.Çmimin e ndan Komiteti Akademik në kuadër të ekspozitës së 18-të ndërkombëtare të “AAmA”-së.
Siç informon Pavlovska, në kuadër të ekspozitës, e cila u hap më 26 nëntor në Qendrën e Artit Kinez “Hangzhu Lamor” ishin të prezantuara vepra të 82 artistëve nga 52 vende të botës. Kurator i ekspozitës ishte Çu Luo nga Akademia Kineze e Arteve.Për momentin,edicioni i 18-të i “AAmA”-së është i ekspozuar në muzeun kinez “Kvindao”.Pavlovska njofton se ekspozita do të prezantohet për publikun në të ardhmen dhe në disa muzeje në Republikën Popullore të Kinës, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.