71 vjetori i themelimit të Teatrit “Vojdan Çernodrinski”- Prilep

од admin_kult

Teatri i Prilepit “Vojdan Çernodrinski” me materiale të përshtatshmë nga historija e tij (fotografi,video-materiale dhe tekste) për shkak të situatës me pandeminë Kovid 19, në faqen e tij zyrtare të facebook-ut e shënoi 71 vjetorin e themelimit të tij.

Perdja e ashtuquajtur e Teatrit të Qytetit të Prilepit (i cili më vonë u riemërua në Teatër Kombëtar) për herë të parë u vu në skenë më 18 shkurt të vitit 1950, me interpretimin e shfaqjes “Kir Janja” nga J.S.Popoviq, në regji të Ace Mihajloskit. Aktorët e parë të cilët me entuziazëm “u dogjën” në skenë ishin – Rampo Açeski, Borka Dimkaroski, Blagoja Kepeski, Borka Soleski, Blaga Alampioska, Blaga Bataklieva, Rada Smileska, Mare Ruseska, Vlado Spirkoski, Ace Mihajloski, Nada Galeska, Cane Nastoski, Dimçe Shiloski. Pastaj në teatër performoi gjenerata e Dimçe Geshoskit dhe Kiril Zhezhoskit.

Në vitin 2004, teatri filloi të punoj në kuadër të  IKQK “Marko Cepenkov,, por për shkak të skenës së papërshtatshme, përsëri u rikthye në ndërtesën e vjetër, ish-kinemaja e familjes Napevci. Ansambli numëron 18 aktorë dhe bashkëpunëtorë honorar.

Gjatë punës së tij, Teatri “Vojdan Çernodrinski” ka shfaqur mbi 360 premiera dhe ka interpretuar mbi 6.500 shfaqje, të cilat janë shikuar nga mbi 1.5 milion shikues. Më e shikuara dhe më e interpretuara qindra herë është shfaqja ,,Tregëtimet e Selanikut,, nga Mile Poposki në regji të Kole Angelovskit.

Në historinë e deritanishme të teatrit, shfaqja e cila tërhoqi vëmendjen më të madhe jo vetëm të publikut maqedonas, por edhe të publikut ballkanik ishte ,,Daullët e Natës,, nga Breht, në regji të Martin Koçovskit . Me këtë shfaqje teatri fitoi 3 çmime në festivalin MESS në Sarajevë dhe ishte fitues i edicionit të 44 të FTM “Vojdan Çernodrinski”.

Shfaqja “Rrethi me shkumëz Kaukazian” përsëri në vitin 2011 u emërua si shfaqja më e mirë në festivalin e Ponto-s në Ljubljanë,Slloveni.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе