Me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës dhe 100 vjetorin nga lindja e Blazhe Koneskit,mbrëmjen e sotme më 7 shtator,në ora 20:00 në Kinotekë do të projektohen filma dokumentarë dhe do të zbulohet murali – kushtuar të të madhit të gjuhës dhe kulturës maqedonase,Blazhe Koneskit.
Do të projektohen filma dokumentarë dhe emisione televizive të frymëzuara nga jeta e tij dhe kushtuar veprës së tij letrare,në mes të cilave edhe dhjetë filma të shkurtër të prodhuar në vitin 2021 me urdhër të Ministrisë së Kulturës.
Në bashkëpunim me Festivalin për Kulturë Urbane “Mural”, i cili këtë vit shënon tre vite ekzistencë,dë të krijohet mural në hapësirë prej 20 m2,në të cilin do të pikturohet portreti i Koneskit,së bashku me disa karakteristika të krijimtarisë së tij.Murali është vepër e artistit Dejvid Stoilkovski – Moleraj (Kumanovë,1997) i cili ka përvojë të pasur në vizatimin e muraleve dhe grafitëve.