Ministrja e Kulturës u takua me ambasadorin rus Bazdnikin

од admin_kult

Ministrja e Kulturës Irena Stefoska u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin. Në takim bashkëbiseduesit u dakorduan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Ruse kanë një bashkëpunim të mirë kulturor, i cili karakterizohet nga realizimi i një numër i madh projekteve nga të gjitha veprimtarit e kulturës.

U morën vesh në të ardhmen të organizohen Ditët e Kulturës Maqedonase në Rusi  dhe ripërtëritjen e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, me vëmendje të veçantë në mbështetjen e ekspertizës dhe trajnim të stafit në këtë fushë.

Në takim u theksua se është me rëndësi të madhe lidhja e një marrëveshje ndërmjet qeverive të dy vendeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në kulturë.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе