“Transcendencë” – ekspozitë e skulpturave nga Slobodan Milosheski

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore Informative në Shkup,mbrëmjen e nesërme  (17 nëntor) me fillim në ora 20:00,do të hapet ekspozita “Transcendencë” nga autori Slobodan Milosheski.

Ekspozita përbëhet prej 15 veprave skulpturore në format të galerisë të krijuara duke përdorur teknikën e saldimit të metalit.

Publiku i Shkupit do të mund ta vizitojë ekspozitën deri më 30 nëntor.

Slobodan Milosheski diplomoi në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup në departamentin e skulpturës,ku dhe ka magjistruar.në vitin 2018 ka doktoruar në Akademinë Nacionale të Arteve në Sofje,R. e Bullgarisë,pranë katedrës Skulpturë.Deri më tani ka realizuar disa ekspozita personale,ndërsa ka marrë pjesë në më shumë ekspozita grupore brenda dhe jashtë vendit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе