Ministrja e kulturës Irena Stefoska,dhe ambasadori i Francës në vend,Siril Bomgartner,shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi i derimëtanishëm në sferën e kulturës në plan bilateral dhe multilateral.
Me këtë rast,minstrja Stefoska u prezantua me drejtorin e ri të Institutit Francez në Shkup dhe këshilltarin për kulturë dhe bashkëpunim,Igo Beshtel.
Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale në bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturores si dhe për projektet që do të kontribuojnë në intensifikimin e lidhjeve tradicionale të mira kulturore midis të dy vendeve.