Mirça Kartaresku laureate e edicionit të 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsis “PRO-ZA Ballkan”

од admin_kult

Me promovimin e krijimtarisë së laureates Mirça Kartaresku,mbrëmë në Hamamin e Daut pashës,filloi edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “PRO-ZA Ballkan”.

Mysafirë të Festivalit,i cili do të zgjasë deri më 22 shtator në Shkup,janë nëntë shkrimtarë,botues,redaktorë nga rajoni dhe më gjërë,ndër të cilët: Joana Nikolae,Ante Tomiq,Milenko Jergoviq,Olivera Qorveziroska,Gojko Bizhoviq dhe Kalin Terziski.

Në kuadër të Festivalit,sot do të zhvillohet tryezë e rrumbullakët me temë: “Letërsia në kohën e post – së vërtetës”,në të cilën do të marrin pjesë shkrimtarët e ftuar dhe anëtarët e programit “Skopje fellowship”.Anëtarët e këtij programi do të kenë takim edhe me përfaqësues të Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë.Nga ora 20:00 në Kinotekë do të shfaqet filmi “Kushtetuta e Republikës së Kroacisë” nga skenaristi dhe shkrimtari Ante Tomiq,ndërsa është paraparë dhe bisedë në mes Ante Tomiq,Milenko Jergoviq dhe Aleksandar Prokopiev.

Më 22 shtator do të zhvillohet program shtesë – “Aleksandar Prokopiev për Gojko Bozhoviq & Bozhoviq dhe Prokopiev për Danilo Kish” në librarinë “Bukva”.

Organizator i Festivalit është shtëpia botuese “Prozart media”,ndërsa mbështetës janë: ”Traduki”,Ministria e Kulturës,Delegacioni i Unionit Evropian në Shkup,Qyteti i Shkupit,Ambasada e Romanisë,Spona dhe Kinoteka.

Festivali do të zhvillohet në Hamamin e Daut pashës,Kinotekë,Shtëpinë Evropiane në Shkup (Europe House Skopje) dhe në “Bukva”.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе