Zëvendësministri i kulturës Sulejmani në vizitë të SHKA “Jahi Hasani” nga Gostivari

од admin_kult

Zëvendësministri i kulturës Sedat Sulejmani sot, në Gostivar realizoi një takim me kryetarin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” z.Zani Memedi.

“Me kryetarin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” z.Zani Memetin, diskutuam rreth  aktiviteteve të ansamblit,me problemet me të cilat përballen si dhe për aktivitetet e planifikuara gjatë periudhës së ardhshme.Zotri Mehmeti më informoi se edhe pse në kohë  pandemie,kjo shoqëri kulturore ka realizuar aktivitete të shumta si në vend edhe jashta vendit”,theksoi zëvendësministri Sulejmani.

Shoqëria Kulturore Artistike “Jani Hasani” ndër vite ka ruajtur me sukses traditat,këngët dhe vallet e shqiptarëve të rajonit të Pollogut,si trashëgimi për gjeneratat e ardhshme.Për aktivitete e saja,Shoqëria Kulturore Artistike ka fituar çmime të shumta dhe mirënjohje,të cilat janë një krenari jo vetëm për qytetin e Gostivarit,por e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе