Filluan gërmimet sistematike në lokalitetin arkeologjik Milci,fshati Bogorodicë në Gjevgjeli

од admin_kult

Në organizimin e Institucionit Nacional Muzeu-Gjevgjeli,dhe me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës filluan gërmimet në lokalitetin arkeologjik Milci,në fshatin Bogorodicë në Gjevgjeli.

Bëhet fjalë për gërmimin e njërit prej dy nekropolevetë qytetit nga epoka e hekurit (shek.VIII-V para erës sonë),në vendbanimin parahistorik Vardarski Rid.Nekropoli sipas organizimit të tij dhe llojeve të konstruksioneve të varrezave,bën pjesë në grupin e nekropoleve rafshinore me të ndjerë të inhumuar,karakteristike për nekropolet identike në Dolno Povardarie.Në këtë lokalitet gjatë kohes së gërmimeve,në periudhën prej vitit 2011 gjer më sot janë gjetur mbi 100 tërësi varrezash të paprekura.

Sipas ekipeve të ekspertëve të cilët punojnë ne këtë lokalitet,gërmimet në këte nekrpolë do të përfundojnë në fund të verës.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе