-Prej sot, 4 tetor, deri më 6 nëntor, është afati i paraqitjes në konkursin vjetor për mbështetje të projekteve me interes nacional në culture, për vitin 2022. Afati për paraqitje është zgjatur për shkak se, prej këtij viti, për herë të parë, aplikimi do të behet në formë elektronike. Me këtë, u jepet fund atyre radhëve jodinjitoze shumëvjeçare para Ministrisë së Kulturës – tha ministrja e Kulturës, Irena Stefoska në konferencën e sotme për shtyp, me rastin e shpalljes së konkurseve vjetore të Ministrisë së Kulturës.
Aplikimi elektronik është bërë në mënyrën më të thejshtë të mundshme – theksoi Stefoska dhe shtoi se tashmë janë bërë edhe trajnime në Qendrat për kulturë në më shumë qytete dhe në Shkup.
-Me këtë aplikim përshpejtohet i tërë procesi – nga paraqitja deri te përgatitja e vendimeve. Ta përmendi se me mbylljen dhe dërgimin e fletëparaqitjes, çdo shfrytëzues në mënyrë automatike fiton numër arkivor në adresën e emailit. Me këtë shmanget mbingarkesa para arkivit të Ministrisë së Kulturës, dorëzimi fizik i dokumenteve dhe, që është me shumë rëndësi, koha për evaluim të fletëparaqitjeve të dorëzuara shkurtohet për dhjetëra mijë orë pune ose në tërë procesin shkurtohen dy muaj për shkak të arkivimit me dorë të fletëparaqitjeve – tha ministrja e Kulturës, Stefoska.
Ministrja e Kulturës me anë të numrave i prezantoi përfitimet e aplikimit elektronik.
-Në konkursin e fundit kishim mbi gjashtëmijë fletëparaqitje. Secila, veç e veç, me dorë arkivohej. Secila prej atyre 6000 fletëparaqitjeve me dorë kontrollohej nëse ishte e kompletuar. Pastaj, secila prej atyre 6000 fletëparaqitjeve me dorë kontrollohej nëse përkon me kushtet e vendosura sipas veprimtarisë, dhe secila fletëparaqitje me dorë regjistrohej në kompjuter. Ashtu kaluan 60 ditë, vetëm për atë procedurë. Tashmë ajo është e kaluar dhe është bërë në favor, parasëgjithash, të atyre që konkurrojnë. Ajo çfarë ka rëndësi të veçantë është se, aplikimi elektronik e eliminon mundësinë për keqpërdorim, gjegjësisht të ndryshohen ose të shtohen dokumente pasi të mbarojë aplikimi. Me atë e eliminojmë edhe çdo dyshim për sjellje eventuale korruptive gjatë këtij procesi – sqaroi Stefoska.
Në faqen elektronike të Ministrisë së Kulturës, përpos aplikimit elektronik, janë publikuar edhe kushtet e përgjithshme dhe kushtet për aplikim në secilën veprimtari veçmas, ndërsa është vendosur dhe video-udhëzim për procedurën për aplikim në gjuhën maqedone dhe në gjuhën shqipe. Aplikuesit, për çdo dilemë ose problem gjatë aplikimit, mundet drejtpërsëdrejti të të drejtohen në adresat e emailit të personave për kontakt, si dhe në numrat e telefonit të të punësuarve në Ministrinë e Kulturës, të publikuara në faqen eletronike.
Aplikimi elektronik për konkursin vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë është i hapur prej sot, 4 tetor, nga ora 11, ndërsa do të mbyllet më 6 nëntor, në ora 12 pasdite.
Videomaterialin mund ta shkarkoni nga transmetimi i drejtpërdrejtë me rezolucion të lartë HD përmes lidhjeve në vijim:
AL: https://youtu.be/jBrPRNIKJa0