Në Bibliotekën e Qytetit “Vëllezërit Milladinov” në Shkup,filloi Forumi dy ditor i Unionit të Bibliotekave,i themeluar në vitin 2018,për bashkëpunim ndërmjet bibliotekave të Republikës Popullore të Kinës dhe bibliotekave të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Në Forum,mes tjerash,u drejtua dhe zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit të Republikës Popullore të Kinës,Xhang Shu,si dhe ministrja e Kulturës,Irena Stefoska.
Stefoska theksoi se bibliotekat përballen me sfida të mëdha,me zhvillimin e teknologjisë gjatë kohës së pandemisë Kovid-19.
“Ndër shekuj,bibliotekat kanë pësuar shumë transformime.Sot,ato pretendojnë të transformohen në qendra bashkëkohore,kulturore,arsimore,hulumtuese dhe informative,të cilat kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në shumë sfera shoqërore.Për këtë qëllim,të gjithë ne jemi të fokusuar rreth digjitalizimit.Kjo është një proces i pashmangshëm,përmes të cilit numër i madh i arritjeve kreative,të menduara dhe shkencoro-hulumtuese nga vendi ynë dhe nga e gjithë bota,më shpejtë dhe më lehtë të bëhen të disponueshme për përdoruesit” tha Stefoska.
Gjithashtu shtoi se beson se e ardhmja e bibliotekave është bashkëpunimi ndërmjet bibliotekave në të gjithë botëm dhe se vetëm me mbështetje reciproke,shkëmbim përvojash dhe burimesh,bota do ta krijoj Bibliotekën e shekullit XXI.
“Nga më e vogla,tek më e madhja.Të gjitha mjediset përballen me sfida të ndryshme,ndërsa qëllimet e bibliotekave janë të njëjta.Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të botës virtuale,libri mbetet miku më i madh i njeriut”- theksoi Stefoska.
Unioni i Bibliotekave është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtarë të unionit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës dhe Qendrës për Bashkëpunim Kulturor të vendeve të Unionit në Shkup,Maqedoni.