Në Dibër u prezantua libri nga autori Eqerem Duka

од admin_kult

Në Qendrën për Kulturë në Dibër u promovua libri “Gurrë kënge” nga autori Eqerem Duka, i cili është një botim pas vdekjes së këtij poeti(1936-1987). Grumbullimi dhe sistematizimi i këngëve në botim u krye nga djali i tij Dr. Hekuran  Duka, kryetar aktual i komunës së Dibrës.

Redaktor i librit është Zinçe Mimidinoski, drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër, ndërsa recenzor dhe lektor i librit është Halit Basha.

Botimi i këtij libri është në  kuadër të projekteve të përfshira në Programin vjetor të Qendrës për Kulturë – Dibër, të finansuara nga Ministrija e Kulturës.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе