Në Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Sofje,u promovua libri “Transformime” i cili përmban vepra poetike nga shkrimtari maqedonas Vladimir Martinovski.Përkthyes i librit është poeti bullgar Roman Kisjov,i cili gjithashtu e bëri përzgjedhjen e përmbajtjes së librit.
-Poezija maqedonase është e mrekullueshme dhe çdoherë kam dashur të tregoj se çfarë procese kulturore ndodhin në këtë vend të afërt të Bullgarisë- theksoi përkthyesi Roman Kisjov.
Libri “Transformime” do të prezantohet edhe më 12 maj,në kuadër të ngjarjes “Nata Europiane e literaturës”, e cila do të zhvillohet për të dhjetën herë dhe është nën organizim nga qendrat e huaja kulturore dhe ambasadat në Bullgari.
Libri u prezantua nga drejtori i Qendrës Kulturore Informative në Sofje Sashko Nasev,i cili theksoi se roli i kulturës dhe letërsisë është shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet midis shoqërive.
Vladimir Martinovski lindi në vitin 1974,është poet,beletrist,eseist,kritik letrar,përkthyes,muzicient,përkthyes dhe profesor universitar i letërsisë së përgjithshme dhe krahasuese… Është autor i njëzetë librave,nga të cilat gjysma janë poezi.Është i përfshirë në antologji të ndryshme të poezisë bashkëkohore maqedonase.Është i përkthyer në shumë gjuhë.Ka marrë pjesë në forume të shumta letrare ndërkombëtare,në rezidenca shkrimtarësh dhe festivale të poezisë.Ai ka përpiluar disa antologji tematike.